Musliu s’jep shumë detaje për takimin me Ramadanin, tregon nëse u bisedua për ftesën nga Specialja

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 12:18 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se takimi me inspektorin e Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, është zhvilluar për periudhën korrik të vitit të kaluar e deri më sot, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se pashmangshëm është biseduar edhe për ftesën që ka pasur Ramadani nga Gjykata Speciale.

“Do të ishte e paarsyeshme qe të kaloj raportimi pa u ndal të Specialja. Krejt çka mundem me nda me ju mund të them se Ramadani është përgjigjur ligjërisht dhe instutucionalisht Gjykatës Speciale”

Ndërsa për alarmet e rreme për bomba në Kosovë, tha se është në kompetencë të drejtorit të AKI-së dhe se për këtë nuk është biseduar.

“Duke pasur parasysh punën që e kryen inspektori, i cili inspekton punën e brendshme të AKI-së, dhe kjo është kompetencë e drejtorit të AKI-së”, tha në fund Musliu.

Të ngjashme