Mustafa dhe Veseli në takim me ambasadorët e Quintit

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 11:07 | Nga

Një takim në mes të kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit Kadri Veseli dhe ambasadorëve të Quintit është duke u zhvilluar këto momente në një nga hotelet në periferi të Prishtinës.

Ky takim po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka nisur një orë më parë.

Burime të Klan Kosovës brenda këtij takimi, kanë marrë vesh se temë kyçe e takimit janë zhvillimet e fundit rreth demarkacionit por edhe të sigurisë.

Takimi vjen një ditë pasiqë u sulmua me predhë ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme