Mustafa: Kurti mund të ketë arritur rezultat duke kopjuar?

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po thotë se udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel, është ajo marrëveshje e vitit 2013 dhe 2015.

Mustafa thotë se me këtë të sotmen kanë dallim vetëm afatet dhe situatat të cilat kanë ndryshuar duke specifikuar anëtarësimin në ENTSO, gjë që s’ka ndodhur më parë.

”Marrëveshja është ajo e vitit 2013 dhe 2015. Dallojnë vetëm afatet dhe situatat që kanë ndryshuar, siç është anëtarësimi në ENTSO-e i cili ka ndodhë më parë. Po ashtu edhe regjistrimi i ElektroSever”.

Ndërkaq i pyetur për atë që kryeministri Albin Kurti thotë se firmosja e këtij udhërrëfyesi në Bruksel, është rezultat i punës së palodhshme të tyre, Mustafa pati këtë përgjigje për të:

”Kurti mund të ketë arritur rezultat duke kopjuar!?”, u shpreh ai për klankosova.

Ndryshe, sot u nënshkrua marrëveshja për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme