Mustafa pasi bëhet kryetar thotë se Kuvendi duhet të shpërbëhet: S’bëjmë koalicion me PDK-në

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 12:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së Isa Mustafa pas zgjedhjes  për herë të tretë në krye të kësaj partie  u shpreh se procesi i zgjedhjes së kryetari ka qenë demokratik, raporton Ekonomia Online.

“Sot e kemi mbajt kuvendin zgjedhor dhe mund të ju them se demokracia në LDK është më e rëndësishme  se në partitë tjera, sepse harmonizojmë shumë kërkesa dhe degjijkë shumë vërejtje dhe sugjerime”.

“Unë vlersoj se këtë proces e kemi kryer me suksese qëllimi i këtij procesi ka qenë forcimi i LDK-së dukë përfahirë njërëz të rinjë, po ashtu do ta pasurojmë në pikëpamje të moshes dhe gjinisë. Vendi dhe Kosova ka nevoj për qeverisjen e Lidhjes Demokratike”.

Mustafa ka thënë se u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që në zgjedhjet e parakohshme të hyjnë të vetme, rqaorton EO.

“Unë sot kam bërë ftesë publike gjitha partive politike qe të matemi secila një nga një. Ky proces ka qenë demokratik dhe i hapur dhe secili ka pas mundësinë të vie dhe te kandidojë”.

“Ndërsa unë nuk do të deshiroja ta degjoja nga ish Presidenti Fatmir Sejdiu se ky proces ka qenë i manipuluar. Unë kam buseduar me Sejdiun që kur të përfundon kuvendi të ndahemi mirë. Ne nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Kandidati për kryeministëer ne e kemi të rregulluar sipas statuti. Ne do të procedojmë në shpërbërjen e kuvendit dhe nuk do të ndërhyjmë në punën e Presidentit”.

Isa Mustafa do të jetë edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai është votuar me aklamacion nga 352 delegatët e pranishëm në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr me këtë parti.

Të ngjashme