NATO-ja: FSK-ja në veri të Kosovës vetëm me pajtimin e komandantit të KFOR-it

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë publike një marrëveshje të arritur në vitin 2013 në mes të Hashim Thaçit dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-së në atë kohë, Andres Fog Rasmussen. Në marrëveshjen e publikuar, Thaçi në atë kohë kryeministër shihet teksa i ka shprehur garancë NATO-së se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të veprojnë në veri të vendit vetëm më pajtim paraprak me KFOR-in.

Një zyrtar i NATO-së ka potencuar se Forca e Sigurisë së Kosovës për çfarëdo lëvizje në veri të Kosovës duhet të njoftojë dhe të marrë pajtimin paraprak të komandantit të KFOR-it, shkruan Express.

“Çfarëdo lëvizje nga FSK në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe pajtueshmëri nga komandanti i KFOR-it”, ka thënë ky zyrtar i NATO-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme