Ndërhyn Ambasada amerikane që të mos ndryshohet Ligji për Zgjedhje

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve është stopuar pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Periskopi mëson nga burimet e veta se kjo ambasadë ka ndërhyrë që të mos realizohet fare seanca e Kuvendit e paraparë për sonte, pasiqë po shihet si puç ndaj demokracisë në vend dhe po e konsiderojnë situatë të njejtë si atë të tentimit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dikur.

Sipas informacioneve, Vetëvendosje dhe Lista Vjosa tash për tash po mbajnë takime mes vete, për të parë mundësinë që të paktën të sigurojnë kourumin për votimin e presidentit.

Përndryshe këtë ndryshim të propozuar nga Vetëvendosje e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë opozitare PDK, LDK e AAK.

Të ngjashme