Në AKR thonë se janë afër koalicionit parazgjedhor me LDK-në

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Behgjet Pacollit, njëherit anëtar i Aleancës Kosova e Re, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar avancimin e bisedimeve mes AKR-së dhe LDK-së për koalicion parazgjedhor.

“Në fakt nuk ka përfunduar asjgë, Pacolli është duke zhvilluar negociata me krytetarin e LDK-së për një garë të mundshme se bashku”, tha ai në RTK.

Tutje ai tha se ende nuk është e definuar asgjë, por negociatat kanë avancuar dhe do të përmbyllën brenda dy ditësh.

“Kontakte kemi pasur edhe me partitë tjera, por më të avancuara janë me LDK-në edhe për shkak të afërisë ideologjikë që kemi me ta, por edhe për shkak të bashkëpunimit të mëhershëm”, shtoi Zyberaj.

Anëtari i AKR-së foli edhe për raportin me Nismën Socialdemokrate ku tha se me këtë subjekt kanë pasur bashkëpunim në vitin 2019 që është përmbyllur në mënyrë korrekte, por që nuk e shohin të arsyeshme që të kenë koalicion në këto zgjedhje.

Në listën e LDK-së, AKR-ja sipas Zyberajt pritet të ketë rreth 15 kandidatë për deputet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme