Nesër Kuvendi mban seancë, shqyrtohet projektligji për Byronë Shtetërore

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 10:00.

Gjatë kësaj seance, në rend të ditës janë nëntë pika të rendit të ditës.

Gjatë së enjtes, do të shqyrtohet Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ndërsa pika e fundit është ajo për diskutimin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Rendi i plotë i ditës:

  1.         Deklarimet jashtë rendit të ditës,

         2.         Pyetjet parlamentare,

         3.         Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

         4.         Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

         5.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

         6.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

         7.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

         8.         Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

         9.        Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.

Të ngjashme