“NEWBORN” u jep krahë grave, Ismaili: Gratë janë kyçe në rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë sonë

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 09:26 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën, raporton Ekonomia Online.

Këtë vit, ky monument u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës.

Mesazhi i tij është: Winged Women apo Gratë me Krahë.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, thotë për Ekonomia Online, tha se qëllimi i këtij ndryshimi është suksesi i grave në botë dhe i atyre që abuzohen e vriten nga bashkëshortet e tyre.

“Këtë herë deshëm më u fokusu në gruan. Në dy aspekte të çështjes së gruas sot në Kosovë e Shqipëri. Një është gratë e suksesshme, qeto çikat tona të cilat po na zbardhin fytyrën edhe mandej çdo ditë dëgjojmë lajmë që gratë po abuzohen, gratë po vriten, e burrat kriminelë po shpëtojnë me ka 6 muaj burg me këtë çështje”.

“Tema e ka titullin “Gratë me krahë” edhe me kallxu që grave duhet me i dhënë krahë, gratë duhet me i përkrahë, gratë për me qenë të suksesshme qeto gra kanë marrë krahë, duhet mu përkrah ato. Gratë e abuzuara, këtë dukuri të shëmtuar duhet me e zhduk duke i dhënë krahë. I kushtohet një gruaje të rëndomtë që punon gjithë ditën e kthehet në shtëpi e mban shtëpinë i rrit fëmijët me përkrahjen minimale prej burrit prej familjes. Edhe me i kallxu kësaj shoqërie që gratë janë kyçe në rritjen, njohjen dhe në zhvillimin e shoqërisë sonë. Edhe që absolutisht ky patriarkalizmi duhet me marr fund edhe është koha”, tha ai

Të ngjashme