Nisma dhe AKR marrin edhe një parti në koalicion

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limaj dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit kanë arritur sot marrëveshje me Partinë e Drejtësisë për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Televizionin Publik të martën.

“Unë besoj që nuk do të ketë koalicione me partitë e mëdha. Ne sonte kemi bërë një koalicion me Partinë e Drejtësisë. Një parti që gjithmonë ka qenë aty –pa marrë parasysh se ka pasur largime”, ka thënë Pacolli në emisionin Debat të RTK’së.

AKr dhe Nisma arritën një marrëveshje për koalicion javën e shkuar. Kandidat për kryeministër i këtij koalicioni është Fatmir Limaj.

Të ngjashme