Nisma: Në Skenderaj persona të paautorizuar po u bëjnë presion votuesve

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 15:13 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për medie lidhur me zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, tha se shtabi zgjedhor në Skenderaj nërpërmjet komisionerëve dhe vëzhguesve të tyre kanë evidentuar se në disa vendvotime ka persona të paautorizuar që po u bëjnë presion qytetarëve.

 Ai tha se ata janë njerëz të PDK-së.

“Urojmë për këtë ditë të madhe përmes të cilës sovrani do të thotë fjalën e saj. Zgjedhjet janë mirë të organizuara përveç të disa parregullsive të fotografitimit të votës e të tjera, por ajo që është me rëndësi Prokuroria është duke e kryer punën dhe organet janë në nivel të detyrës dhe përmes asaj janë duke kontribuar. Ne si parti kemi një kërkesë nga shtabi jonë në Skenderaj se në këto fshatra ka persona të paautorizuar, në vendvotime”, tha Sherifi, raporton EO.

“Sipas raportimit të Shtabit del se votuesve po u bëhet presion i madh nga persona të PDK-së, shpresojmë që KKZ të marrë masa nëse jo ftojmë që organet e rendit të veprojnë. Nuk kemi nevoj në këtë fazë kur zgjedhjet janë duke u mbajtur mirë, le të mbajmë këtë ditë të votimit si festë që është vendimi i sovranit, neve na mbetet ta përshëndesim atë”.

Të ngjashme