Nisma s’e kaloi pragun, por Balaj-Halimaj thotë se Limaj do të mbetet lider i saj

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate nuk arriti të hyjë në parlament pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por anëtarë të kësaj partie janë të bindur se do të rikthehen edhe më të fortë.

Kështu u shpreh nëpërmjet Facebookut, zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj.

“Me rezultat ndryshe, por shumë krenare me Nismën dhe me angazhimin e të gjithëve! Kryetar Limaj, je dhe do të mbetesh përherë Lideri ynë! Me Ty gjithmonë. Vazhdojmë… Edhe më të fortë!”, shkroi ajo.

Shkrimi i plotë i Albulena Balaj-Halimaj në Facebook:

I dashur Genc,

Të falenderoj shumë për mbështetjen gjatë gjithë kohës e sidomos në këtë proces zgjedhor!

Të dashura vajza të miat, Kenza e Jana,

Ju kërkoj falje që nuk kisha shumë kohë për ju gjatë mandatit tim si zv.Kryeministre e edhe gjatë fushatës!

E dashur familja ime, falemnderit shumë për mundin!

Të dashur aktivistë të Nismës, ju falenderoj pa fund për përkushtimin e punën tuaj me zemer për Nismën Socialdemokrate!

I nderuar Kryetar Limaj dhe ju struktura të Nismës, pa fund falenderim dhe mirënjohje për besimin dhe mbështetjen!

Me rezultat ndryshe, por shumë krenare me Nismën dhe me angazhimin e të gjithëve!

Kryetar Limaj, je dhe do të mbetesh përherë Lideri ynë!

Me Ty gjithmon.

Vazhdojmë… Edhe më të fortë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme