Nuk kalon rezoluta e LDK-së për Marrëveshjen e Uashingtonit

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvend nuk ka kaluar Propozim-rezoluta nga Lidhja Demokratike e Kosovës për debatin parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, raporton Ekonomia Online.

Seanca ka vazhduar me një pikë tjetër të rendit të ditës, e cila lidhet me një nga seancat e mëparshme e që ka të bëjë me kërkesën e Komisionit të Bujqësisë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

79 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim dhe që konstatohet që nuk ka kuorum, duke e shty kërkesën për emërtim.

Grupi parlamentar i LDK-së po ashtu ka propozuar që deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi të jetë pjesë Komisionit për Drejta, Komunitete dhe Kthim në Vend të Behgjet Pacollit.

Me 81 vota për u votua edhe kjo pikë tjetër.

Me 84 vota për kuvendi miratoi edhe pikë  tjetër mbi  Raportin vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike.

Të ngjashme