Nuk kalon rezoluta për siguri e propozuar nga AAK-ja, 50 deputetë abstenojnë

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 10:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas debatit parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Rezoluta mori mbështetjen e vetëm 25 deputetëve të partive opozitare. Për rezolutën për siguri kanë votuar vetëm opozita dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. 50 deputetë (shumica të Vetëvendosjes) kanë abstenuar.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka prezantuar rezolutën për sigurinë të cilën e ka propozuar partia e tij.

“Debatin për siguri e patëm në një kohë kur situata në rajon dhe në raport me luftën në Ukrainë ishte përkeqësuar. Ne kemi propozuar rezolutë dhe propozoj ta hidhni në votim. Qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritet çështjen e sigurisë dhe të miratohet strategjia e sigurisë së Kosovës. Sigurimi i kushteve, armatimi i ushtrisë me mjete moderne, krijimi për policinë, miratimi i ligjit të pagave”, lexoi Tahiri, disa nga pikat e rezolutës.

Kjo është rezoluta që ka propozuar AAK-ja:

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet të parë çështjet që ndërlidhen me siguri;

·      Të miratohet dhe procesohet sa më shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Kosovës;

·      Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;

·      Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;

·      Mbështetja e plotë për Fondin e Sigurisë;

·       Krijimi i tri kushteve normale për Policët:

o   Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave

o   Sigurimi Shëndetësor për Policët e Kosovës

o   Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm

·      Mbështetja e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Kuvendi po vazhdon punimet me pikat e tjera në rend të ditës.

Të ngjashme