Osmani fton gratë të marrin pjesë në votim: Barazia fillon prej kutisë së votës

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 10:20 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së  e presidentes Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas votimit në një deklaratë për medie, tha se  qytetarët përcaktojnë fatin e tyre me votë.

Osmani ka falënderuar mërgimtarët që kanë ardhur në numër të madh për të votuar.

“Qytetarët e përcaktojnë fatin e tyre dhe të vendit. Ftesë për gratë që të marrin pjesë në votim sepse barazia fillon prej kutisë së votës. Falënderim për mërgatën që kanë ardhur  nga larg për të votuar. Uroj që të gjithë të festojmë pa incidente”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme