Osmani në Bruksel, takohet me Komisionerin për Zgjerim

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Gjatë ditës, Osmani do të takohet edhe me David Sassolin president i Parlamentit Evropian.

Ndërkaq në mbrëmje , ushtruesja e detyrës së presidentes do të jetë mysafire e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajçak.

Në vizitën dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Ëieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme