Osmani pas takimit me ambasadorin Heldt: Taksa ndaj Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit Osmani dhe Heldt u prononcuan për medie.

Kryeparlamentarja Osmani tha se e falenderoi ambasadorin Heldt për ndihmën e dhënë Kosovës, ndërsa biseduan edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

“Ishte kënaqësi të pres ambasadorin Heldt. E falënderoj për bashkëpunimin dhe shpreha gatishmërinë që ky bashkëpunim të intensifikohet, në aspektin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe republikës federale të Gjermanisë. Por ka edhe ka aq shumë fusha në të cilat mund të avancohen këto relacione dhe unë bashkë me ambasadorin do të flasim për këto fusha të diplomacisë, ekonomisë. Dhe unë kisha kënaqësinë të flasim për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve për fushën e ekonomisë”, tha ajo.

Osmani foli edhe për taksën për të cilën tha se kjo tarifë duhet të zëvendësohet ne masa të reciprocitetit me Serbinë, qofshin ato me njohje të vulave dokumenteve dhe barrierat tariforë që Serbia i ka vendosur Kosovës.

“Në radhë të parë për t’u larguar nga tarifat ashtu siç e ka thënë edhe ambasadori i ShBA-së në Berlin ambasadori Grenell, duhet që Serbia ta ndërprerje fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Patjetër që Serbia në të njëjtën kohe duhet ta nderprejë fushatën e çnjohjeje por është një fushatë që e ka minuar dialogun ndërmjet Kosove edhe Serbisë. Brend kuvendit do të bëjë çmos të punojë më opozitën për këtë proces, atëherë mund të presim të kem sukses në këtë drejtim”, tha ajo.

E ambasadori i Gjermanisë Cristian Held falënderoi dhe uroi për punën e re që ke marrë, dhe është një punë shumë me përgjegjësi.

“Edhe njëherë urime të përzemërta nga shteti gjerman. Siç e tha edhe Vjosa Osmani, shumë sfida e presin Kosovën dhe ne si  shtet gjerman kemi me qëndrua afër jush edhe me ju ndihmua. Ne kërkojmë bashkëpunim me qeverinë dhe vendimmarrësit. Dhe jemi duke pritur ne vazhdimësi me bashkëpunua me Kosovën”, tha Heldt.

Osmani po ashtu do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani organizon gjithashtu sot në orët e mbrëmjes do të organizojë pritje për përfaqësuesit e medieve të akredituara në Kuvend.

Të ngjashme