Paçarizi: Problemi kryesor i Kurtit, obsesionimi me Thaçin

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 23:09 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike në vend, dhe profesor universitar, Rrahman Paçarizi, është deklaruar rreth intervistës së fundit të kryeministrit në largim, Albin Kurti, për të cilin thotë se problemi kryesor i tij është Presidenti Hashim Thaçi, i cili është shndërruar në një obsesion për Kurtin.

Derisa kryeministri Kurti në intervistën e tij për emisionin ‘DPT te Fidani’, ka përmendur edhe presidentin Thaçi, të cilin edhe e quajti “burrë jo të mirë”, kur u pyet lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Paçarizi thotë se Kurti është i frustruar skajshëm pasi i përmendet emri Thaçit, e derisa të heqë dorë nga ky obsesion, nuk do të jetë kryeministër i suksesshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Paçarizi ka thënë se në të njëjtën intervistë paraqiten dy personalitete të kryeministrit, ai i cili ka paranojen e quajtur Hashim dhe një Albin Kurt i cili përbën dallim absolut në planin teorik me secilin udhëheqës politik.

“Ne te njejten interviste dy Albinë – nje Albin qe perben dallim absolut ne planin teorik me secilin udheheqes politik jo vetem ne Kosove dhe nje Albin i frustruar skajshem pasi i permendet emri i Hashim Thaçit. Une mendoj, e mund te dal gabim, se problem kryesor i Albin Kurtit eshte Hashim Thaçi- ai eshte shnderruar ne obsesion per Kurtin. Kurdo qe Albini heq dore nga ky obsesion ka me qene kryeminister i suksesshem. Me kete paranojen e quajtur Hashim, zor, zor”, ka shkruar Paçarizi.

Të ngjashme