Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit për sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i reagojë sa më parë Beogradit për “kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan”.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka kërkuar që të lirohen rrugët e bllokuara sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji.

Tutje, Pacolli ka thënë se ofendimet e serbëve ndaj liderëve kosovarë, janë të pa tolerueshme, duke aluduar për deklaratën e Vulinit për Kurtin.

“BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e  serbëve ndaj lidetve tanë”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme