Pacolli ka një kërkesë për të gjitha partitë politike

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 11:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të lënë mënjanë inatet dhe të zgjidhet nyja, që ka bllokuar të gjitha institucionet e vendit.

“Presim që subjekti, në këtë rast koalicioni PAN, që ka të drejtën kushtetuese të propozojë kandidatin për kryeparlamentar dhe pastaj të kryhet pjesa tjetër e procesit të konstituimit”, tha ai.

Ai tha se zgjidhja e vetme dhe më e mira është një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Unë kam propozuar  vazhdimisht zgjidhje, dhe zgjidhja e fundit që kam propozuar është një qeveri gjithëpërfshirëse e të gjitha partive parlamentare shqiptare.  Këtë mendim e kam shprehur si deputet i Kuvendit të Kosovës nuk ia kam propozuar LDK-së”, u shpreh Pacolli.

Pacolli nuk u deklarua qartë nëse do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Në ora 12 ka një takim të shefave të grupeve parlamentare dhe aty, sipas Pacollit, do të vendoset kur do të jetë vazhdimi i kësaj seance.

Të ngjashme