Pacolli: Kosova është e gatshme ta ndihmojë Greqinë 

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 15:44 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër solidarizimi homologut grek Nikos Kotzias, pas tragjedisë nga zjarret që ka përfshirë Athinën.

Me këtë rast, Pacolli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Qeverinë greke.

Po ashtu, në letër, Ministri Pacolli ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për t’i dal në ndihmë Qeverisë dhe popullit grek në këto momente të vështira, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, transmeton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme