Pacolli: Ligji anti-Covid duhet të vijë urgjentisht në sallën e Kuvendit

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ligji anti-Covid duhet të vijë urgjentisht në sallën e Kuvendit ashtu si e kërkon Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Sipas tij, pandemia është rasti më i mirë me qenë bashkë politikisht.

“Ligji anti-COVID duhet të vijë urgjentisht në sallën e Kuvendit ashtu si e kërkon Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Le t’i lejmë mënjanë sherret, llogaritë kur COVID-19 është ulur këmbëkryq dhe mes deputetëve”.

“Ta përkryejmë nëse është nevoja, por të jemi të përgjegjshëm. Pandemia është rasti më i mirë me qenë bashkë politikisht! Nuk fitohen poena politike duke fajësuar shoqishoqin! Ka probleme kushtetuese, financiare, koordinimi që duhen adresuar”.

Të ngjashme