Pacolli: Në Qeverinë e Hotit, Thaçi do të bëjë si thotë ai

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 13:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke e quajtur Qeverinë Hoti ilegale tha se drejtuesi i saj do të jetë në shërbim të Hashim Thaçit dhe do të ketë një funksion kukull, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është një qeveri ilegale që nuk e përfaqëson vullnetin e popullit as votës së qytetare. Ne e kemi parë se çfarë po provohet të bëhet në Kuvend është kundër demokracisë. Një qeveri që do ta çonte Kosovës drejt ndarjes. Kjo qeveri nuk është as Thaçi 1 apo 2, por është Qeveria e Thaçit”.

“Të gjitha vendimet që po do të marrin janë nga një kryeministër kukull. Ai do të vendosë atë që i thotë Thaçi. Qeveria Kurti ishte e vetmja qeveri që nuk mbahej nga Lista Serbe dhe u rrëzua. Nëse votohet kemi një qeveri që ka varësi plotësisht ndaj asaj se çka miraton Beogradi dhe çka jo”.

Pacolli në një prononcim për media tha se kjo përpjekje është kundër vullnetit të popullit dhe se s’do të ketë mundësi as të veprojë si qeveri.

Të ngjashme