Pacolli takon përfaqësuesit nga Arabia Saudite, Jordania e Turqia

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Në vazhdim të pjesëmarrjes së tij në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim I​slamik, që ka nisur punimet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka vazhduar agjendën e tij të ngjeshur edhe në orët e pasdites, me takimet dypalëshe, që ka zhvilluar me Ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Abel Al-Jubeir, Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi, dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, Sedat Önal.

“Një diskutim shumë i mirë me Ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Abel Al-Jubeir. Ne, kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe Arabia Saudite është një partner i besueshëm i Kosovës në qëllimin tonë për tu bërë një anëtar i plotë dhe i barabartë i komunitetit ndërkombëtar. Ne, do ta forcojmë partneritetin tonë”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

Kryediplomati kosovar, Pacolli, gjatë orëve të paradites kishte zhvilluar takime edhe me homologët e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Afganistani, Somalia dhe Rumania.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme