Pacolli: Të rinjtë janë e ardhmja e vendit, të gjitha institucionet ua kisha besuar atyre

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 22:41 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur party me të rinjtë e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e mbajtjes së këtij evenimenti, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi se me këtë energji pozitive dhe fytyra të lumtura të rinjtë do të vendosin për të duhurin në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pacollil theksoi se çdo punë të filluar me të rinjtë është përfunduar suksesshëm.

“Është kënaqësi që mbas një ditë të lodhshme që kisha sot. Kam qenë larg dhe për ju jam kthyer. Jam shumë i lumtur dhe i privilegjuar që jam këtu sonte. Po e vërej këtë energji pozitive dhe fytyra të lumtura. Unë kam ardh vitin 2007 në Kosovë dhe sot mbas 13 viteve dua të ju them se ardhja ime është rinia e Kosovës keni qenë ju. Ju jeni shtresa më e bukur e shoqërisë. Gjitha institucionet ia kisha besu juve, po e shoh se nuk është vendi për të folur shumë”,tha Pacolli.

“ Secili prej jush është i lirë, por kam shpresë dhe jetoni me ketë shpresë që një ditë do të jeni ju ata që do të udhëheqin me institucionet e Kosovës. Eksperienca ime ka dëshmuar që çdo punë që e kam fillua me gjeneratat e reja e kam përfunduar. Ardhmëria e Kosovës është e juaja. Ju prift e mbara të gjithëve, me 6 tetor ju do të zgjedhni të duhurin”, tha Pacolli.

Të ngjashme