Pacolli: Thaçi mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli ka thënë se sot vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë, për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

“Sot, vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë.
Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Rikujtojmë se pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tri prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, tashmë janë dërguar për në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme