Pacolli tregon pse ka dështuar nganjëherë në politikë

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 15:04 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur ligjëratë para studentëve të kolegjit “Iliria”, për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e punësimit për të rinj.

Duke folur për sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë aktivitetit në politikë, tha se besimi në njerëz të gabuar i ka kushtuar me dështime, raporton Ekonomia Online.

“Nëse dikush më pyet se pse kam dështuar ndonjëherë në politikë është pikërisht besimi në njerëz. Megjithatë askush nuk mund ta ndalë përkushtimin tim për punë dhe në fund të ditës gjithmonë kam qenë i qetë. Besoj tek njerëzit tek të cilët besojnë vetveten. Asnjëherë mos e nënvlerësoni vetveten, por madhështoni veten”, iu ka thënë Pacolli studentëve të këtij kolegji.

Para studentëve, biznesmeni milioner ka treguar për eksperiencat personale, duke treguar se edhe në kohën kur ju kishte rrezikuar jeta, nuk e kishte humbur shpresën asnjëherë dhe kishte vazhduar punën me përkushtim drejt suksesit.

“Unë dua t i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme, dua ta ndihmoj atë”, theksoi Pacolli në ligjëratën e tij motivuese në Kolegjin Iliria, të cilën studentët e ndoqën me vëmendje.

Presidenti Pacolli foli për suksesin e tij, tek mësimet e të parëve, të kreativiteti, tek puna në ekip, tek modestia, besimi në vete dhe respektimi i partnerëve.

“Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda, ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse rinia është e sinqertë. Unë dua t i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore.

Studentët patën dhe rastin t’i parashtrojnë pyetje kreut të AKR-së.

Të ngjashme