Pacolli viziton Muzeun e Gjenocidit në Ruanda: Së shpejti Muze kundër Gjenocidit edhe në Prishtinë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vizituar sot muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës.

Pacolli përmes facebook ka bërë të ditur se në këtë muze, është ndarë edhe një vend special për dëshmitë dhe faktet e përpjekjes së shfarosjes së shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës së fundit, njofton Klan Kosova.

https://www.facebook.com/behgjeti/videos/821426858234281/?t=0

”Në muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës, shtet me të cilin Republika e Kosovës ka filluar të ndërtojë marrëdhënie të mira dypalëshe, një vend i posaçëm i është kushtuar edhe dëshmive dhe fakteve të përpjekjes për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës në vendin tonë.

Kam iniciuar fillimin e implementimit të idesë së ndërtimit të Muzeut Kundër Gjenocidit, në Prishtinë.

Ky muze do të shërbejë në ndërgjegjësimin e botës së civilizuar kundër dhunës dhe shfarosjes, kundër masakrave, vrasjeve anekënd planetit. Populli ynë ka vuajtur shumë dhe ne asnjëherë nuk do ti harrojmë ato vuajtje”, shkruan Pacolli, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme