Pacolli: Zaev do të na dalë kapuç me mëngë

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 08:16 | Nga

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë.
I pari i AKR-së e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, për të cilin thotë se “edhe një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim vetën është art”.

Ai thotë se gjithmonë ka dyshuar në mendimet e Zaevit për Kosovën dhe se ky i fundit sipas Pacollit “do të na dalë kapuç me mëngë”.

Postimi i Pacollit në Facebook

Për deklaratën e Zaevit…

Arti definohet edhe si “një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njofim të vërtetën” Deklarata e fundit e Zoran Zaevit që “Kosova është zemra e Serbisë” mu duk, në këtë kontekst si Arti. Po me duket se Zaevi (unë gjithmonë kam dyshuar në të) do të na dalë Kapuç me mëngë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme