Pajaziti: Koalicioni PDK-LDK funksional, s’ka zgjedhje

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 19:44 | Nga

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka thënë se nuk ka nevojë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, koalicioni qeverisës është funksional.

“Është kaluar një periudhë e rëndësishme që ka rezultuar me një hap në MSA, kemi kodin telefonik dhe disa rezultate që në një farë mënyre koalicionin e zgjedhin si funksional. Nuk kemi pasur deri tani ndonjë telashe. Nuk ka ndonjë situatë që do ta nxirrte nevojën për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Pajaziti në emisionin “Info Magazine” të “Klan Kosova”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme