Pal Lekaj: Rama duhej ta padiste mikun e tij Vuçiqin, jo Haradinajn

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar akuzën që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngarkuar Kryeministritn e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se duhej ta padiste Alexandar Vucicin, siç e quan ai mikun e tij, e jo Haradinajn, shkruan Gazeta Metro.

Lekaj ka thënë se Rama në ditën kur u përkujtuar masakra e Reçakut, akuzoi Ramush Haradinajn kur në fakt sipas tij duhej të paditej Vucic.

Ky është reagimi i tij i plotë, të cili i ka bashkëkangjitur edhe një foto të Ramës me Vucicin në Tiranë:

Sot kur ne përkujtojmë Masakrën e Reçakut dhe qindra krime tjera të kryera nga shteti serb, Edi Rama në vend që të padisë mikun e tij Vuçiq, ai paditi Kryeministrin e Kosovës, vëllaun e heronjëve Shkelzen e Luan Haradinaj.

Kazani nuk mund të jetë ndryshe!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme