PAN: Veseli kandidati i vetëm për kryeparlamentar

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 14:30 | Nga

Dy deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë deklaruar për KTV-në se PAN-i do të jetë në Kuvend në vazhdimin e seancës konstituive.

Koalicioni PAN kishte kërkuar më herët dy orë pauzë që të dilte me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, por ky propozim nuk kaloi në votim nga deputetët e Kuvendit. Megjithatë, PAN-i refuzoi të jepte ndonjë emër kandidati dhe kryesuesi Adem Mikullovci e shpalli të mbyllur seancën. Më pas Mikullovci ftoi deputetët që të vazhdojnë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve me fillim prej orës 15:00.

U raportua se PAN-i do të refuzojë këtë vazhdim, megjithatë deputetët kanë konfirmuar se do të jenë në Kuvend, madje duke shtuar se Kadri Veseli mbetet kandidati i vetëm për kryeparlamentar nga koalicioni PAN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme