Partitë politike në Kosovë të “zhytyra” në borxhe

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 17:07 | Nga

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) u ka shqiptuar gjoba 11 subjekteve politike në vend. Koalicioni PDK-AAK-Nisma, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe, KDTP, SLS, PDS, Partia Fjala, PAI, PDU dhe VAKAT kanë gjithsejt 348 mijë e 900 euro borxh.

Mulë Desku, kryetar i sekretariatit në PZAP ka bërë të ditur për “Indeksonline” se subjektet kanë thyer kodin e mirësjelles gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

“PZAP-i ka shqipëruar gjoba ndaj subjekteve politike për shkak se kanë thyer kodin e mirësjelljes se LZP gjatë fushatës zgjedhore ne Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës te mbajtura me 11 qershor 2017 ne shume prej gjithsejtë 348,900.00 euro”, ka deklaruar ai.

Me shumën më të lartë të borxhit prinë koalicioni i Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, me vlerën 158 mijë euro.

Pas tyre zë vend koalicioni LAA i Isa Mustafës, Behgjet Pacollit dhe Mimoza Kusari-Lilës, me shumën prej 71 mijë e 700 euro.

Vendi i tretë i takon Lëvizjes Vetëvendosje me 62 mijë e 600 euro. Kurse, pas tyre qëndron Lista Serbe, e cila i detyrohet PZAP-it 35 mijë e 600 euro, shkruan Indeksonline.

Partitë tjera kapin shumën e borxhit si vijon: Kosovo Demokratik Turk Partisi – KDTP 8,400.00 euro, Samostalna Liberanlna Stranka – SLS 3,800.00 euro, Progresivna Demokratska Stranka – PDS 2,600.00 euro, Partia FJALA 2,600.00 euro, Partia e Ashkalive për Integrim – PAI 1,200.00 euro, Partia Demokratike e Unitetit – PDU 1,200.00 euro, Koalicioni – VAKAT 1,200.00 euro.

Desku ka bërë të ditur se afati për pagesën e borxhit është 15 ditë që nga momenti i pranimit të vendimit nga subjekti politik. Sipas tij, partitë të cilat nuk e paguajnë borxhin ndaj PZAP-it nuk mund të certifikohen për Zgjedhjet Komunale dhe për Kryetar të Komunave të Kosovës të cilat do të mbahen me 22 tetor 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme