Pas konsultimeve me Vuçiqin, Lista Serbe do ta dorëzojë në KQZ listën me kandidatë për deputetë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Lista Serbe ka vendosur që të dërgojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë.

Siç njofton FoNet, pos me Vuçiqin Lista Serbe është konsultuar edhe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Siç është njoftuar, lista do të dorëzohet në KQZ në orën 13:30.

Kujtojmë se sonte në mesnatë skadon afati i paraqitjes së listave me kandidatë për deputetë të subjekteve politike, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Dje vetëm dy parti të minoriteteve kanë dorëzuar listat e tyre, derisa partitë shqiptare janë mbledhur për të përpiluar ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme