PDK: E shkarkuam deputeten Grainca, Kurti i ofroi para dhe qasje në tenderë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca.

Në një deklaratë për media, PDK-ja ka thënë se këtë vendim e mori pasi Grainca “tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”.

Kjo parti po ashtu ka akuzuar atë se ka bërë pazare me kryeministrin Albin Kurti.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe qasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”.

Të ngjashme