PDK në zgjedhjet e vitit 2014 kishte vota gati sa krejt koalicioni PAN

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 08:22 | Nga

Deri më tani koalicioni PDK-AAK-Nisma ka arritur të sigurojë 35% votave, duke u bazuar nga të dhënat e KQZ-së.

Sipas këtij rezultati del se PDK-ja ka pasur vota në vitin 2014 vetëm gati sa krejt koalicioni i këtyre zgjedhjeve.

Nga të dhënat në KQZ del se PDK së bashku me partnerët e atëhershëm Partinë e Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim, kishte 30.38% të votave.

Pra vetëm pesë për qind më pak se koalicioni PAN.

AAK në ato zgjedhje kishte rreth 9%, kurse Nisma për Kosovën 5.15%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme