Përfaqësuesit e Nismës në Qeveri në humor të mirë ecin shesheve të Prishtinës

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. E, pas mbledhjes përfaqësuesit e Nismës në ekzekutiv janë parë duke ecur në sheshin

“Nënë Tereza”. Në bazë të fotos ata shihet se janë në humor të mirë.

Fjala është për zvendëskryeministren e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ministrin e Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica dhe ministrin i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Nisma udhëheq me këto dikastere në qeverinë Hoti. Lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka zgjedhur të qëndroj si deputet në Kuvendin e Kosovës

Të ngjashme