Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi që është arritur kërkesa e tyre për ndërperjen e seancës.

Para të pranishmëve ka folur Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Ai ka bërë të ditur se veteranët nuk do ndalen pa hequr dorë Qeveria nga Ligji të cilin e ka sjellë në Kuvend.

“Pa u kthy ligji në vend, pa u përfshirë kategoritë e dala nga lufta dhe pa hequr dorë kjo qeveri nga nëpërkëmbja e veteranëve ne do t’i përgjigjemi çdoherë. Ne ju falënderojmë që ishit gjithë kohën, ju ftoj që të shpërndaheni të qetë dhe kurdo që t’iu ftojmë t’i përgjigjemi në formë meritore”, tha ai para turmës.

Të ngjashme