Petkoviq pas takimit me Bislimin në Bruksel: Bisedime të reja në nivel teknik në mes të tetorit

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi sot se gjatë dialogut teknik midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është arritur përparim i caktuar kur bëhet fjalë për çështjen e personave të zhdukur, dhe se një raund i ri i dialogut në nivel të ekspertëve do të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit.

Pas takimit trepalësh, ai tha se ” këmbënguli në çështjen e të zhdukurve dhe se familjet e të zhdukurve do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të varrosur të dashurit e tyre”, raporton Tanjug.

Paraprakisht, ishte udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi i cili konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme