Po vijon numërimi i votave të mërgatës, VV-ja e para, LDK-ja e dyta

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Në QNR ka filluar numërimi i votave të mërgatës.

Aty janë duke u numëruar rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Deri tani, është duke prirë me numër më të madh të votave Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Koha.net.

LVV-ja ka 1552 vota

LDK: 716

PDK-ja ka 553 vota

AAK-PSD 314

NISMA: 242

Të ngjashme