Pozitë e opozitë, të gatshme për zgjedhje

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 09:02 | Nga

Drejtues të pesë partive parlamentare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, janë shprehur të gatshëm që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Në LDK thonë se s’ka arsye për zgjedhje, mirëpo, sipas tyre, ky subjekt politik është i gatshëm që ta testojë vullnetin e qytetarëve kurdoherë, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Drejtuesit e pesë partive më të mëdha në Kosovë kanë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme, qofshin ato parlamentare apo lokale.

Përderisa partitë opozitare (LVV, AAK dhe “Nisma”), kanë vlerësuar se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dy partitë në pushtet (PDK e LDK), kanë thënë se ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim. Megjithëkëtë, përfaqësues të këtyre të fundit janë të gatshëm për zgjedhje, po qe se ato mbahen.

Nga ana tjetër, analistët politikë kanë vlerësuar se në situatën në të cilën ndodhet Kosova, e rrugës do të ishte që të shkohej në zgjedhje. Mirëpo, sipas tyre, LDK-ja është partia e cila do të humbiste më së shumti nga ky vendim.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme