Presidenti Thaçi: Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Thaçi në fjalimin e tij në “Atlantic Council”, në Uashington u është përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve të cilët kërkuan të dëgjonin më shumë për çështjen e kufirit në mes të Kosovës e Serbisë, por edhe për tensionet e fundit në mes të dy vendeve.

Presidenti Thaçi përsëriti se çështja e kufirit do të jetë vetëm një nga pikat e marrëveshjes dhe shtoi se “nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës”.

“Nuk do të ketë as kufi përgjatë vijave etnike dhe as shkëmbim të popullatës”, shtoi presidenti Thaçi.

Ndërsa, duke folur për tensionet në mes dy vendeve, presidenti Thaçi u shpreh se këto tensione e konfirmojnë edhe njëherë nevojën që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje paqësore dhe t’i jepet fund “konfliktit shekullor në mes Kosovës e Serbisë”.

“Të mos merremi me të kaluarën, por të shikojmë kah e ardhmja. Nuk do ta harrojmë të kaluarën, por do të punojmë për një të ardhme në paqe e prosperitet për gjeneratat e reja”, përfundoi presidenti Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme