Presidentit nuk i është dërguar ftesë për pjesëmarrje në seancën e votimit të Qeverisë

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është ftuar që të marrë pjesë në seancën e votimit të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë seancë është parë tek mysafirët vetëm një këshilltar i presidentit Thaçi, i cili ka qëndruar vazhdimisht në këmbë, shkruan lajmi.net.

Nga burime brenda Zyrës së Presidencës, lajmi.net mëson se Protokolli i Kuvendit i ka dërguar vetëm një e-mail Protokollit të Presidencës, rreth 5 minuta para nisjes së seancës së sotme.

Në të kaluarën, në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës.

Të ngjashme