Presidentja e Hungarisë viziton Kosovën

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, do të vizitojë këtë të martë Kosovën.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është e para që do ta takojë Novak pasi do ta presë në Aeroportin e Prishtinës.

Novak pritet që të arrijë në Kosovë rreth orë 09:00.

Teksa nga ora 09:20, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e pret me ceremoni shtetërore homologen hungareze, ndërsa pas takimi do të kenë edhe konferencë të përbashkët për media.

Të ngjashme