Qeveria lejon shpronësimet e pronave për sheshin në Obiliq dhe Parkun e Biznesit në Skenderaj

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 14:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ma miratuar propozim-vendimin për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme/ndërtesës-lokaleve afariste të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit” në Obiliq, raporton Ekonomia Online.

Zv.Ministri i MMPH-së, Kurtan Kurtan Kajtazi, tha se kompensimi do të bëhet konform ligjeve në fuqi.

“Kompensimi i vlerës lokale do të bëhet nga Komuna e Obiliqit konform ligjeve në fuqi”.

Gjithashtu u miratua edhe propozim-vendimi për shpronësim të pronave të paluajtshme të ish-ndërmarrjes OBT “Produkt” Zona Kadastrale Polac i ri në Skenderaj, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.

Kajtazi, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për shpronësim, raporton EO.

“Pas plotësimit të kushteve të parapara i propozojmë Qeverisë të nxjerr vendim ekzekutiv për shpronësim me interes publik me sipërfaqe të përgjithshme rreth 364 mijë km”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme