Qeveria në mbledhje të jashtëzakonshme, shkak arrestimi i drejtuesve të ”Mehmet Akifit”

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 20:22 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria po mban mbledhje të jashtëzakonshme, shkak arrestimi i drejtuesve të ”Mehmet Akif”. Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbledhur kabinetin e tij në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Pritet që në mbledhje të shqyrtohet opsioni për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Në mëngjes  në mënyrë të befasishme janë arrestuar krerët dhe profesorët e “Gulistan” dhe kolegjit “Mehmet Akif”.

Drejtori Gjeneral i këtij institucioni, Mustafa Erden është arrestuar gjatë rrugës sa ishte duke shkuar në punë, dhe sipas informacioneve nga ky institucion arrestimi është realizuar në prani të familjarëve të tij.

Në një situatë pothuajse të ngjashme është arrestuar edhe zëvendësdrejtori, Yusuf Karabima.

Në këtë aksion policor janë arrestuar edhe dy profesorë Xhihan Ozan dhe Hasan Hysein Dinahan si dhe Drejtori i Kolegjit në Gjilan, Kahraman Denirez.

Këta të fundit janë marrë nga policia nga objekti shkollor.

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se nuk kanë pasur njohuri për arsyet e arrestimeve dhe se nuk dihet lokacioni  të arrestuarve.

Të ngjashme