Qeveria shfuqizoi sot vendimin e Isa Mustafës e jo të Ramush Haradinajt

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e medias në Prishtinës, madje edhe nga ato serioze, pa asnjë verifikim të lajmit, pa burime kredibile të informimit, turret t’i vë në barrë Qeverisë Haradinaj edhe vendimet e marruna nga Qeveria e Isa Mustafës, siç është vendimi 02/59 i datës 17.11. 2015.

Pushteti po mësynë me i shitë vendimet e saja si diferencë ndaj Qeverisë paraprake, kurse media joprofesionale e plasoi rrenën si fakt. Bëhet fjalë për shfuqizumin e një vendimi të Qeverisë së Isa Mustafës, për pagesën e 70% të pagës për ministrat dhe zëvendësministrat, për një vit, përkatësisht gjashtë muaj, pas përfundimit të mandatit, përkatësisht detyrës.

Të gjitha mediat serioze që kanë botu lajmin se ishte shquqizuar vendimi i Haradinajt, për hirë të standardeve profesionale, nëse duan të investojnë në besueshmëri, (por i obligon edhe ligji) duhet ta botojnë demantin, në vend të dukshëm (në ballinë të portaleve dhe emisione qëndrore të lajmeve televizive) dhe të kërkojnë falje publike për pasaktësi.

Nëse nuk demantohet lajmi i rremë, reputacioni i akëcilës media që ka abuzu gjatë raportimit të lajmit, nga mbledhja e sotshme e Qeverisë, është zero.

(Autori ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj)

Të ngjashme