Qeverisja lokale në Podujevë akuzohet për keqpërdorim e keqmenaxhim të buxhetit

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Komunarët e Podujevës janë akuzuar nga opozita e kësaj komune se po e keqpërdorin dhe po e keqmenaxhojnë paranë publike.

Në ditën kur është diskutuar raporti financiar gjashtëmujor (janar-qershor 2019) është thënë se për këtë periudhë janë shpenzuar vetëm 14 për qind të mjeteve për kapitale, shkruan sot Koha Ditore.

Ky trend, sipas opozitarëve, mund të dyfishojë suficitin buxhetor nga viti 2018, kur kishin mbetur të pashpenzuara rreth 2 milionë euro nga kjo kategori.

Këshilltarja e Vetëvendosjes, Doruntina Hasani, ka thënë se për këtë periudhë Komuna e Podujevës ka harxhuar 41 mijë e 809 euro për vendime gjyqësore. Ajo i ka pyetur komunarët pse janë detyruar të paguajnë një shumë aq të madhe, por që nuk ka marrë përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme