Qytetarët e opozita e argumentojnë tërheqjen e Trustit: Është nevojë, e assesi luks

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 13:20 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë e deputetë të opozitës po kërkojnë me ngulm që Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti të marrë dritën jeshile në seancën e ardhshme. Këtë e argumentojnë me rritje të çmimeve e pagat e ulëta, raporton Ekonomia Online.

Enkas për këtë protestë, Qamil Halili ka ardhur në Prishtinë nga Gjilani. Ai tha për Ekonomia Online se arsyeja e kësaj protestë është rritja e çmimeve e pagat e ulëta. Ai tërheqjen e mjeteve e konsiderojnë nevojë, e assesi luks.

“Kam ardhë me protestu për shkak se janë kursimet tona. Arsyeja është shumë e madhe për tërheqjen e këtyre mjeteve se çmimet kanë shkuar në qiell e pagat kanë mbetur përtokë. Kjo është nevojë e nuk është luks, është infuzion për qytetarët e Kosovës për mirëqenien e tyre”, tha ai

Pro tërheqjes së Trusit është edhe Skënder Halili. Ai ka apeluar te deputetët që të votojnë këtë Projektligj.

“Kam dal për të protestu, për 30 për qind, për paratë tona. Ato janë kursimet tona ato janë të drejtat tona as të Qeverisë as ta deputetëve, ato janë parët tona dhe kem të drejtë m’i tërheq. Për shkak të ngritjes së çmimeve enorme këto para emergjente na duhen. Çmimet kanë shkuar shumë kurse rrogat kanë stagnuar, është e pamundur me një rrogë me i realizu të gjitha. I bëj apel parlamentit e deputetëve që ta votojnë sa më parë”, tha Halili.

Në këtë protestë, ishin shumica e deputetëve të AAK-së. Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri.

“Protesta ishte e qetë porositë ishin të thjeshta. Gjendja është e jashtëzakonshme. Në këtë gjendje krize duhet me vepru Qeveria. Qeveria nuk po vepron me ngritjen e pagave, me lehtësimet e tjera fiskale, e qytetarët taksapagues ata që kanë kontribuar në trust e po kërkojnë paratë e tyre dhe mendoj dhe vlerësoj se Kuvendi do ta trajtoj me kujdes këtë çështje”, tha Tahiri për EO.

Protestës i është bashkuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, që është iniciues i ndryshimeve ligjore që lejojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Ai ka kërkuar nga deputetët e shumicës parlamentare që të mos bien pre e ndikimeve politike por ta votojnë këtë Projektligj.

“Kjo është një protestë që qytetarët nga shoqëria civile e kanë paralajmëruar. Është që të sensibilizojnë deputetët edhe të pushtetit që të votojnë pro projektligjit të mos bien në ndikime politike. Gjendja ekonomike është renduar në shumicën e familjeve kosovare. Qeveria ka mundësi me deputetët e mazhorancës ta mbështesin tërheqjen e mjeteve nga Trusti”, u shpreh Haxhiu.

“Nuk është protestë as politike as kundër askujt është për të mirën e qytetarëve. Kam bë përpjekje që gjatë këtyre muajve me qenë zëri i qytetarëve dhe e kam një obligim që edhe sot në protestë të jem me ta”, tha ai.

“Ministri e ka rrogën 1 200 euro, këshilltari politik e ka 480 euro rrogën. Këta tash po e shohin çka kanë bërë që e kanë prish Ligjin e Pagave. Në këto rrethana i kuptoj qytetarët, edhe me na sha ai mendon që na u kënaqem. Nuk është bash qashtu nuk u kënaqem”, thotë Tahiri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme