Rama për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë: E shoh gotën gjysmë të plotë

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 12:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar për medie pas arritjes së marrëveshjeve të qeverive shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Rama, po e sheh me optimizëm bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri duke i kundërshtuar komentet që ka ngecje.

Ai iu referua shprehjes së gotës gjysmë-zbrazët e gjysmë-mbushur si referencë të optimizmit dhe pesimizmit.

“Në këtë rast puna e juaj e do që ta shihni [gotën] gjysmë-bosh, puna ime e do që ta shoh gjysmën plot. Rëndësi ka që nga gjysma plot mund të pihet uijë. Nga gjysma bosh s’pihet ujë”.

Rama foli edhe për marrëveshjen e arritur për kalimin pa kontrolle fizike në pika kufitare, në ditë festash, vikendi dhe pushimesh verore.

“Dua të nënvizojë se është lajm i mirë për qytetarët nga të dyja anët dhe posaçërisht për qytetarët e Kosovës që vërshojnë në ditë të rëndësishme festash, në fundjava apo gjatë sezonit veror në Shqipëri, tanimë më në fund është jetësuar krijimi i një regjimi të ri doganor për ta në kufi, duke pas parasysh domosdoshmërinë që të mos krijohen radha të pafundme e për kontrolle të dyfishta”.  

Rama foli edhe për marrëveshjen për shtrirjen e shërbimeve konsullore të përbashkëta.

“Dua të nënvizojë edhe atë që është një objektiv i përbashkët jo vetëm në mes të dy qeverive por edhe personalisht që të shtrijmë rrjetin e shërbimeve konsullore te përbashkëta”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme